Pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Slloveni, presidentja e partisë socialdemokrate sllovene, Tanja Fajon, do të largohet nga funksioni i deputetes së Parlamentit Evropian (PE) dhe do të marrë një vend në parlamentin kombëtar, ndoshta edhe në qeverinë sllovene.
Fajon ishte Raportuese e Parlamentit Evropian për Serbinë, përkatësisht në Komitetin e Stabilizim-Asociimit, BE-Serbi.
Nuk dihet ende se kush mund ta pason Fajonin në atë post, shkruan nova.rs, duke thënë se mund të jetë qiprioti, Demetris Papadakis, raportuesi në hije për Serbinë apo Thais Retten, deputeti holandez që drejtoi Delegacionin vëzhgues të PE-së në zgjedhjet e dyfishta serbe më 3 prill.
Për momentin nuk dihet se kush do të jetë saktësisht pasardhësi i saj, i cili duhet të emërohet zyrtarisht nga parlamenti slloven. Tanja Fajon ishte një nga ndërmjetësueset e dialogut ndërpartiak në Serbi.
Socialdemokratet Tanja Fajon fituan 6.7 për qind të votave dhe shtatë mandate parlamentare në zgjedhjet parlamentare të 24 prillit në Slloveni.
Ajo u zgjodh tre herë deputete e PE-së, për herë të parë në vitin 2009 dhe të fundit në vitin 2019. Gjatë gjithë karrierës parlamentare, fokusi i saj ishte në vendet e Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/