Site icon Telegrafi

Fajon pyet opozitën: Çfarë duhet të ndodhë që të ktheheni në Kuvend?

Europarlamentarja sllovene Tanja Fajon në mbledhjen e parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë ka thënë se është e pranishme për të ofruar mbështetjen e saj ndërsa ka shtuar se Kosova ka arritur gjëra të jashtëzakonshme deri tash, njofton Klan Kosova.

Ajo është shprehur optimiste për votimin në Parlamentin Evropian ndërsa ka thënë se është e lumtur që të pranishëm janë edhe deputetët e opozitës.

“Në Parlamentin Evropian besojë që do të ja dalim t’i fitojmë votat e nevojshme. Jam e kënaqur dhe e lumtur që deputetët e opozitës janë këtu. Porosia këtu është se agjenda evropiane na bënë bashkë të gjithëve”.

Fajon ka thënë se Kosova duhet të jetë konkrete me agjendën e integrimeve evropiane ndërsa ka pyetur opozitën se çfarë duhet të ndodhë që ata të kthehen në Kuvend.

“Pyetja ime për opozitën është: Çka do të ju sjell juve në Kuvend? Ndoshta dikush të na përgjigjet”, tha Fajon.

Exit mobile version