Eurodeputetja, Tanja Fajon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian në një takim me anëtarët e Komisionit për integrime evropiane tha se për liberalizimin e vizave Kuvendi duhet të ratifikojë Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Kryetarja e Komisionit, Njomza Emini, tha se angazhimi për liberalizimin e vizave për qytetarët është një ndër çështjet më të rëndësishme dhe lidhur me këtë ajo kërkoi përkrahjen e raportueses për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Fajon.
Lidhur me këtë, eurodeputetja Fajon, ritheksoi se, për liberalizimin e vizave, Kuvendi duhet të ratifikojë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Ajo bëri thirrje që procesi i demarkimit të kufirit të përfundojë, pasi ky është kusht i patejkalueshëm për BE-në.
Ndërkaq, përfaqësuesit e opozitës në Komision theksuan se janë kundër versionit aktuale të marrëveshjes për Demarkacionin. /Telegrafi/