Telegrafi

Fajon e Lunacek: Liberalizimi i vizave për Kosovën të bëhet deri në vjeshtë

Me këtë letër Fajon e Lunacek kërkojnë që rekomandimi për heqjen e vizave të bëhet gjatë këtij mandati të Komisionit Evropian, përkatësisht deri në vjeshtë.

“Çështja e vizave është më e prekshmja për popullatën, ndërsa përparësitë që sjell lëvizja e lirë nuk kanë çmim. Populli i Kosovës këtë e meriton”, thuhet në letër, transmeton “Koha”.

Ato kanë akuzuar komisionin për zvarritje të raporteve të ekspertëve, por konsiderojnë se edhe autoritetet e Prishtinës duhet të bëjnë edhe më shumë për plotësimin e kritereve për përfshirjen e Kosovës në listën e shteteve që kanë regjim të lirë të vizave, pasi që jo të gjitha kushtet janë përmbushur në këtë drejtim. /Telegrafi/