William Bruso nga Teksasi i shteteve të Bashkuara është befasuar kur ka parë se ‘në taksinë e tij ka hyrë një pasagjer krejtësisht i pazakontë.
Nga frika prej Uraganit ‘Harvey’ që ka përfshirë atë zonë, një fajkua ka gjetur strehë brenda makinës dhe nuk donte të largohej, transmeton Telegrafi.
“Duket shumë i frikësuar dhe nuk po di se çfarë po ndodhë”, ka thënë Bruso, teksa përpara kishte shpezën grabitqare.
Pasi e ka mbajtur në shtëpi derisa ka kaluar stuhia, fajkoin e frikësuar të fluturonte e ka dërguar në një qendër kujdesi për kafshë. /Telegrafi/
https://youtu.be/NFGErsvR6BE