Telegrafi

Fajësoi Kurtin e Sveçlën për fotografinë me Radoiçiqin, Trajkoviq i reagon Gjuriqit: E ka bërë dikush nga rrethi yt i ngushtë

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit të Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq.

Reagimi i Trajkoviq erdhi pasi Gjuriq u mundua të “shfajësohet” rreth publikimit të një fotografie të tij me Milan Radoiçiqin, kreun e grupit terrorist që sulmoi policinë në Banjskë.

Lexo po ashtu Iu publikua një fotografi me Radoiçiqin, reagon Gjuriq: Nuk e kam ndërmend t'i kërkoj falje Kurtit e Sveçlës

Ambasadori serb në ShBA, ka akuzuar autoritetet e Kosovës për këtë, por Trajkoviq i ka thënë se “kjo fotografi mund të jetë publikuar nga rrethi i tij i ngushtë”.

“Marko, pa qëllim të keq dhe diskutim se kush është në këtë fotografi, por atë ka mundur ta shkrepë dikush nga rrethi i juaj dhe ta publikoj. Është e qartë se ju po shqetësoni dikë dhe se ai po përpiqet t’ju diskreditojë”, ka shkruar Trajkoviq në “X”. /Telegrafi/