Pajisja e parë telefonike e Fairphone u ndërtua rreth idesë së qëndrueshmërisë dhe përgjegjësisë sociale, dhe telefoni i tyre i fundit nuk është ndryshe.
Fairphone 3 është njoftuar sot si përgjigje ndaj nevojës “për një telefon më etik, të besueshëm dhe të qëndrueshëm”.
Lidhur me telefonin e ri, Eva Gouwens, CEO e Fairphone, shkroi në një postim në blog:
“Ky është telefoni për të gjithë ne që guxojmë të kujdesemi për atë lloj bote që ne po krijojmë me vendimet tona të blerjes. Për të gjithë ne që duam një telefon të shkëlqyeshëm që është më i dashur për njerëzit dhe tokën. Për të gjithë ne që besojmë se kujdesi për punëtorët dhe planetin tonë duhet të jetë një pjesë e natyrshme e të bërit biznes “.
Megjithatë, kompania nuk zbuloi shumë për specifikimet dhe veçoritë e telefonit.
Një raport nga WinFuture, ndërkohë, thotë se pajisja është mundësuar nga një Snapdragon 632 SoC me tetë bërthama të akorduara deri në 2.2GHz. Procesori është çiftuar me 4 GB RAM dhe 64 GB hapësirë të brendshme, i zgjerueshëm me një kartë microSD.
Ekrani LCD vjen me 5.7 inç me një rezolucion prej 2160×1080 piksel dhe është i mbrojtur nga një Gorilla Glass 5.
Dizajni i tij modular është pika kryesore e shitjes, do të thotë që ju mund të hiqni dhe zëvendësoni njësinë e baterisë, ekranin, kamerën, altoparlantët dhe përbërësit e tjerë të harduerit.
Në departamentin e kamerës, pajisja ka një aparat të vetëm 12MP me një hapje f / 1.8.
Në pjesën e përparme qëndron një kamerë 8MP. Paketon një bateri modeste 3000mAh që ngarkohet mbi një port mjaft modern, USB Type-C.
Fairphone 3 punon me Android 9.0 Pie. Pajisja kushton kushton 450 €. /Telegrafi/