Faik Vuçitërna nga Rahoveci, po përballet me probleme të mëdha shëndetësore, ndërsa familje nuk i posedon kushtet financiare që të mbuloj shpenzimet e trajtimit për të cilin ai ka nevoje.
59 vjeçari ka kohë që qëndron në spital të Prizrenit dhe trajtohet rregullisht në hemodializë, meqë veshkat e tij nuk funksionojnë si duhet, por fatkeqësisht këtyre ditëve edhe ky trajtim nuk po i ndihmon.
Ai me shumë vështirësi qëndron ulur, ndërsa për të ecur i duhet ndihma e të tjerëve dhe dita ditës po i humbet edhe forcat e fundit që i kanë mbetur.
Familja nuk i ka kushtet për mbulimin e shpenzimeve, meqë jetojnë me social nga shteti.
Ata kanë hapur një fond ndihme, për të gjithë ata që sado pak kanë mundësi të kontribuojnë.
Një euro nga ju mund të jenë shumë për të!
Për të gjithë ata që duan të kontaktojnë me Faikun: 044-474-258
Për të dhuruar para, klikoni këtu, dhe më pas butonin Donate Now