Site icon Telegrafi

Faik Fazliu përplaset me Imer Mushkolajn për djegien e flamujve të Dardanisë në vitin 2005

Ish-kryetari i OVL UÇK-së Faik Fazliu ka pasur debate të ashpra me analistin Imer Mushkolaj në lidhje me të kaluarën.

Fazliu në “Debat Plus” duke folur për incidentin në Prizren ku është arrestuar nga Policia e Kosovës, ka thënë se nuk njihet si person me të kaluar të dhunshme.

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar duke i thënë se “në të kaluarën ke larguar edhe disa flamuj të Dardanisë dhe i ke djegë”.

“Ata nuk kanë qenë flamuj. Nuk ka qenë flamuj të Dardanisë”, ka replikuar Fazliu, përcjell Telegrafi.

“Po si nuk është flamur. Ju keni organizuar largimin dhe djegien e flamujve të Dradanisë”, i është përgjigjur Mushkolaj.

“I dini rrethanat e asaj kohe. Kanë qenë rrethana tjera”, deklaroi Fazliu.

Mushkolaj ka vazhduar me kundër-replikë duke i thënë Fazliut se ky i fundit kishte deklaruar se nuk pranojnë flamur tjetër pos atij kombëtarë.

“Për ne ishte provokim në atë kohë. Nuk është dashur të na provokojnë”, thotë Fazliu.

Fazliu ka thënë më tej ai ka pranuar më pas flamurin e Kosovës pasi ishte miratuar nga institucionet./Telegrafi/

Exit mobile version