Aktorja e njohur turke ka ndryshuar mbiemrin pas shtatë muajsh martesë.
Pas një lidhje disa vjeçare, Fahriye Evcen u martua në muajin qershor të vitit të kaluar me aktorin Burak Ozcivit.
Bukuroshja tashmë ka vendosur të mbajë dy mbiemrat nëse i shohim llogarinë personale në Instagram.
Kështu, Fahriye Evcen nga sot do të mbajë mbiemrin e Evcen Ozcivit, do të thotë është bërë Fahriye Evcen-Ozcivit.
Sipas burimeve të pakonfirmuara të “HaberTurk” ka qenë Burak që i ka kërkuar bashkëshortes të mbajë edhe mbiemrin.
Theksojmë se aktorja këtë gjë e ka bërë pasi që edhe në mënyrë juridike janë kurorëzuar në komunën e Stambollit.
Ndryshe, dyshen do ta shohim edhe këtë vit në projekte të ndryshme filmike dhe të serialeve turke. /Telegrafi/