Telegrafi

Fahri Xharra: Grekët e vjetër janë pellazgët e Homerit

Fahri Xharra është inxhinier i diplomuar ne Universitetin e Lubjanës në degën e Shkencave Natyrore Teknologjike i cili në opinion njihet për shkrimet dhe librat e tij për identitetin e shqiptarëve, ka qenë i ftuar në “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.

Xharra ka vënë në dyshim identitetin e dy popujve fqinj të shqiptarëve, italianëve dhe grekëve.

“Itali deri vonë është quajtur vetëm pjesa e mesme deri në jug për shkak të Italit-një mbret pellazg. Ndryshe Itali e kohës janë quajtur deri në Kalabri popujt ilir që kanë jetuar në zonën e Kalabrisë”.

Opinionisti ka thënë se flitet më të madhe që pas vdekjes së Skënderbeut, Italia “u dha toka  500 mijë shqiptarëve që kishin ikur nga Perandoria Osmane”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se e vërteta qëndron që vetëm 33 mijë shqiptarë kanë shkuar në Itali pas vdekjes së Skenderbeut pasi sipas tij shqiptarët [arbëreshët] ishin aty para italianëve.

I pyetur për origjinën e popullit italian, Xharra është përgjigjur shkurt: Jemi ne.

Për grekët, Xharra ka thënë se “grekët e vjetër janë pellazgët e Homerit”. Sipas tij “Homeri ka folur shqipen e kohës”.

Për grekët e sotshëm, ai ka thënë se janë të ardhur në këto territore nga Azia e Mesme.

“Ndryshe themelues të Greqisë janë pellazgët ashtu siç janë themelues edhe të Italisë”, shton më tej Fahrri Xharra.

Ai ka thënë se edhe Afrika e Veriut ka qenë e banuar nga pellazgët.

“Kartagjena ishte e pellazgëve…Në Spanjë ata që e ruajnë gjenin pellazgjik janë katalanasit dhe baskët”, tha ndër të tjera Fahri Xharra./Telegrafi/