Telegrafi

Fahri Fazliu, i ftuari i Speciales që në luftë ishte 8 vjeç: Ende jam i shokuar, mendoj që është bërë gabim

Fahri Fazliu ka folur në lidhjen me ftesën që i ka dërguar Gjykata Speciale, në cilësinë e dëshmitarit.

Ai tha se është i shokuar dhe se mendon se është bërë ndonjë ngatërresë nga Gjykata.

“Mbrëmë më erdhi ftesa nga prokuroria speciale, dhe ishte e shkruar se duhet të paraqitem më 23 qershor, në cilësinë e dëshmitarit. Jam ende i shokuar se si mund të thirrët dikush që në atë kohë kam qenë vetëm 8 vjeçar, në atë kohë kam banuar në lagjen Bregu i Diellit, që vazhdojë akoma të banojë aty, duke lozur me fëmijë si gjithë fëmijët e tjerë në atë kohë dhe mendojë që është bërë një gabim nga Gjykata, mendojë që është bërë një ngatërresë e bërë ndoshta edhe në emra”, tha Fazliu në ATV.

Ndryshe, Fahriu Fazliu është nipi i dëshmorëve Fahri dhe Bahri Fazliu, nga Llausha e Podujevës.

Dëshmori Fahri Fazliu, ra më 2 nëntor të vitit 1989, në Bregun e Diellit në Prishtinë, pas një luftimi të pabarabartë me forcat e armikut, ndërsa më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe të Malit të Zi bie heroikisht Bahri Fazliu.