Site icon Telegrafi

Fahredin Spahija, me ekspozitë për Ibrahim Rugovën (Foto)

Kjo ngjarje kulturore, që i kushtohet presidentit Rugova, realizohet nga artisti i fotografisë, Fahredin Spahija.

Kjo ekspozitë është ndryshe nga ato që më parë ka bërë autori, meqë përbëhet nga fotografitë dokumentare.

“Ekspozita realizohet për hir të figurës së padiskutueshme intelektuale dhe politike të Rugovës”, ka thënë Spahija.

Hapja bëhet nesër, më 21 janar, në orën 14:00, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version