Site icon Telegrafi

Fahredin Gashi përballet sërish me drejtësinë

Gjykata e Apelit pas gati dy vjetësh, ka caktuar 10 shkurtin e viti 2014 ditën kur ka me shqyrtuar ankesat e palëve rreth aktgjykimit të shkalles së parë në rastin “ Bllaca 1”.

Mbrojtësi i Fahredin Gashit, avokati Tahir Rrecaj tha për “Rrokum” se ka pasur një vonesë tejet të madhe për këtë rast.

Gashi ishte akuzuar edhe në rastin “Bllaca 2”, i cili akuzohet për veprat penale vrasje e rëndë dhe vrasje në tentative, por procedura ndaj tij ishte veçuar në shtator të vitit 2012 dhe nuk ashtë vazhduar më tutje për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të tij.

Gjykata e Qarkut në Prishtinë në korrik të vitit 2011 pati dënuar me 18 vjet burgim Fahredin Gashin për vrasjen e Salih Gashit, më 15 qershor 1999, në fshatin Varigovc të Lipjanit, citon orainfo. /Telegrafi/
 

Exit mobile version