Telegrafi

Fadil Zendeli viziton degën e RDK-së në Tetovë dhe konteston kryetarin e posazgjedhur në Gostivar

Konfliktet nuk kanë të ndalur në RDK. Përderisa kryetari zyrtar Vesel Memedi ka zgjedhur kryetarin e ri të degës së RDK-së në Gostivar, Fadil Zendeli i konteston këtë zgjedhje dhe thotë se kryetar është Arben Ademi, kryetar i cili udhëhiqte degën deri në konfliktet e RDK-së.

Sot, kryetari i ri Fadil Zendeli ka takuar anëtarët e degës së Tetovës për t’i siguruar se gjithçka është në rregull dhe e larguan Memedin me vota valide.

”RDK thekson edhe një herë se ajo është parti e bashkëpunimit dhe jo e mashtrimeve, parti e njerëzve me fytyra të hapura dhe jo e personave me shpinë të kthyer, parti e gjithë shqiptarëve dhe jo pronë e një personi të vetëm.”(sic) thuhet në komunikatën e lëshuar nga shërbimi informativ i kryetarit të ri, Fadil Zendeli.

Gjithashtu, mbështetësit e Fadil Zendelit kanë vizituar anëtarët e degës në Strugë dhe Kërçovë.

Nga ana tjetër Vesel Memedi këto ditë tha ”Puçistët do të marrin dënimin e merituar”./Telegrafi/