Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka dhënë mendimin e tij për futbollistin më të madh shqiptar të të gjitha kohërave.
Në një intervistë për ‘Sovrani.Info’, Vokrri ka thënë përgjigjen se kush është futbollisti më i madh që kanë pasur shqiptarët.
Por, përgjigja e të parit të futbollit të Kosovës mund t’ju befasoj, pasi ky futbollist i përket shekullit të XX dhe shumë nga ju mund të mos keni dëgjuar për të.
Kur është pyetur për futbollistin më të madh shqiptar të të gjitha kohërave: “Panajot Pano”, është përgjigjur Vokrri, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, Pano ka vdekur në vitin 2010, ndërsa në karrierën e tij ka luajtur vetëm për dy skuadrat shqiptare, Tirana dhe Partizani, ku në 238 ndeshje ka shënuar 144 gola, ndërsa me kombëtaren ka zhvilluar 28 ndeshje dhe ka katër gola. /Sovrani/Telegrafi/