Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokkri, në emisionin “Përballje” – bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu, me Telegrafin për TV Dukagjinin – ka folur për vështirësitë që kishte Kosova për t’u pranuar në mekanizmat e sportit ndërkombëtar – UEFA dhe FIFA.
Vokrri shpreh indinjatën e tij për mungesën e mbështetjes së duhur shtetërore për zhvillimin e futbollit në Kosovë. Për këtë thotë se është ndjerë shumë keq kur është pyetur se ku do t’i zhvillojë Kosova ndeshjet e futbollit.
“Është tragjedi që një shtet i cili përfaqësohet në këto institucione, e i cili luan në eliminatore, nuk e ka një stadium futbolli “, ka deklaruar Vokrri për ‘Përballje’.
“I rrethuar edhe me kundërshtarë të Kosovës, në një moment u thash se do të luajmë edhe në Beograd”, potencoi numri një i FFK-së.
I pari i FFK-së përsërit se është abnormale për një shtet të mos ketë stadium futbolli.
“Është një tragjedi që një shtet i cili përfaqësohet, i cili luan në eliminatore dhe të mos ketë një stadium futbolli sot. Unë me të vërtetë habitem me qeveritarët tanë, por habitem edhe me njerëzit e UEFA-s dhe FIFA-s”, tha Vokrri.
Por, shpreson se së paku dy ndeshje të Përfaqësueses do të zhvillohen vitin tjetër në Kosovë. /Telegrafi/