Telegrafi

Fadil Rama, trajneri i ri i Drenicës

Timonieri i ri kuqezi do të jetë Fadil Rama, i cili edhe në ta kaluarën kishte udhëhequr ata. Lajmin e ka konfirmuar vetë Rama, i cili tha se është dakorduar me kryesinë e re të klubit që t’i prijë skuadrës në edicionin që vjen.

Synimi i parë është që të ruajë fondin aktual të lojtarëve e të mendojë edhe për sjelljen e ndonjë përforcimi. “Prioriteti kryesor i imi është të ruaj fondin aktual të lojtarëve. Është fakt se disa nga futbollistët kanë ikur, por ata që kanë mbetur do të tentojmë t’i mbajmë”, tha Rama për Zërin.

“Objektivi ynë kryesor është që të përfundojmë kampionatin e ri në mesin e renditjes. Besoj se këtë do ta arrijmë bashkërisht”, përfundoi Fadil Rama. /Telegrafi/