Telegrafi

Fadil Maloku: Thaçi po vepron sikur ta kishte çliruar vetë Kosovën

Sociologu Fadil Maloku, përmes një shkrimi ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi po vepron sikur e ka çliruar vetë Kosovën.

“Neve dhe publikut të gjerë na shkon mendja, se ky njeri është ajo ikona e zgjidhjes së nyjës shekullore, (në kontestin me serbët!) dhe ai demiurgu e arkitekti kryesor i gjithë çlirimit të Kosovës”, ka shkruar Maloku.

Më poshtë shkrimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Presidenti Thaçi, po sillet sikur fikall e ka çliru Kosovën

Kur i kujton njeriu i arsyeshëm prononcimet e tija të mëhershme, e (i krahason përmes një ad hoc analize të përmbajtjes) sidomos këto të ditëve të fundit…; që janë stërmbushur me shumë referenca kontroverse; idioma jo përmbajtësore; e mesazhe meskine që gjithsesi janë kah shkojnë qartazi në dëm të interesave gjithëshqiptare…

Neve dhe publikut të gjerë na shkon mendja, se ky njeri është ajo ikona e zgjidhjes së nyjes shekullore, (në kontestin me serbët!) dhe ai demiurgu e arkitekti kryesor i gjithë çlirimit të Kosovës!?

Madje madje, të ikën edhe truri “hiçkokian” kur fillon të bindesh se; krejt Amerika e NATO-ja, gjëja qenkan vënë në shërbim e në funksion të këtij protagonizmi, e naiviteti foshnjor që gabimisht po i servohet edhe nga ca këshilltarë mediokër?!

Por, shyqyr që i gjithë ky perceptim i Tij, është ende vetëm farsë, e pak ka gjasa tē shndërrohet edhe në realitet, se ishim bë…