Telegrafi

Fadil Berjani “vendos” në emër të Ministrisë së Financave dhe ATK-së

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka filluar të marrë “kompetenca” që duhej t’i takonin institucioneve shtetërore.

 

Ai në emisionin “Puls” në KTV ka deklaruar se procesi i fiskalizimit për naftëtarët do të vazhdojë dhe përfundojë në gjashtë muajt e ardhshëm.

 

Në fakt një deklarim i tillë duhej të vinte nga institucionet shtetërore dhe jo një kryetar i shoqatës.

 

Ka qenë pikërisht Berjani që ka stopuar tash e një vit procesin e fiskalizimit të naftëtarëve edhe pse Administrata Tatimore iu ka dhënë disa herë ultimatum naftëtarëve për fiskalizim.

 

Ndërsa tash po del se ai po vendos kur duhet të fillojë ky proces. Ende nuk dihet se çfarë interesa fshihen prapa këtij kundërshtimi të naftëtarëve për fiskalizim.

 

Në kuadër të atij emisioni, Berjani është ankuar për çmime të larta, mirëpo tashmë ka disa muaj që operatorët e licencuar kanë zbritur çmimet dhe ato sillen për 3980 euro për dy dispenserë. /Express/