Fadil Berisha konsiderohet si një ndër fotografët më të mirë shqiptar.
Ai ka realizuar me mijëra imazhe të ndryshme, duke përfshirë yje të kinematografisë së huaj si dhe vendor.
Artisti ka kohë që është vendosur përtej oqeanit Atlantik, përkatësisht në qytetin amerikan të New Yorkut.
Fotografi 46-vjeçar së fundi ka përzgjedhur pozën më joshëse të të gjitha kohërave të cilën e ka publikuar në rrjetet sociale.
“Një nga fotot më seksi të Miss Usa”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Instagram teksa shihet Kelsey Wheeler.
Theksojmë se klient të Fadilit më parë ka qenë edhe Halle Berry dhe së fundi aktorja Brette Taylor.
Ndryshe, Berisha po vazhdon me sukses të sjell projekte të reja të fotografive. /Telegrafi/