Lindita Halimi ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt muzikor në tregun shqiptar.
Këngëtarja gjatë vitit të kaluar më shumë u përfol për format trupore të arritura pas heqjes së disa kilogramëve, sesa për ndonjë krijimtari muzikore.
Por, së fundi Fadil Berisha ka shpërndarë disa video në llogarinë personale të Instagramit duke i bërë në një formë reklamë këngëtares sonë.
“Edhe disa momente të bukura me Linditën. Këngë shqipe në studion e New Yorkut”, ka shkruar ndër të tjerash fotografi i njohur.
Gjithashtu talente e cilëson edhe këngëtaren nga Kosova, Isra Abazin, i cili ka vetëm 12 vjet,
Berisha kujtojmë se është mik me shumë aktore hollivudiane dhe modele botërore, të cilat shpesh vijnë të bëjnë fotosesione tek ai.
Ndryshe, Linda ka paralajmëruar se do të publikojë këngë të reja gjatë këtij viti për publikun shqiptar. /Telegrafi/