Telegrafi

Fadil Berisha “reklamon” bukurinë e Adrola Dushit (Foto)

Ajo është shpallur “Miss Shqipëria” në vitin 2012.

Bëhet fjalë për Adrola Dushin, e cila konsiderohet si një ndër femrat më të bukura shqiptare.

Së fundi, modelja ka realizuar një set fotografik nga fotografi i mirënjohur shqiptar që vepron në New York, Fadil Berisha, transmeton Telegrafi.

Megjithëse pa shumë grim dhe imazhe bardhezi, 26-vjeçarja duket më në formë se kurrë dhe tepër seksi.

Berisha disa prej fotografive i ka publikuar në llogarinë personale në Instagram duke reklamuar edhe njëherë bukurinë natyrale të modeles. /Telegrafi/