Para aparatit të tij fotografik kanë pozuar qindra blogere e modele shqiptare dhe ndërkombëtare.
Bëhet fjalë për fotografin e mirënjohur shqiptar, Fadil Berishën, i cili jeton dhe vepron në New York të SHBA-ve.
Megjithatë, artistit duket se i ka mbetur në mendje një bukuroshe që ishte edhe Miss Shqipëria, Valbona Çoba.
Ai ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi të zeshkanes, të cilën e kishte realizuar para njëzet viteve.
“Fotografimi i modeles së parë shqiptare para 20 vjetëve Valbona Çoba. Modele e bukuri”, ka shkruari ai në rrjetet sociale.
Ndryshe, theksojmë se kohë pas kohe sjell imazhe të ndryshme para botës të bukurosheve tona. /Telegrafi/