Ato njihen si motrat më seksi shqiptare gjersa janë edhe moderatore në televizione të ndryshme.
Bëhet fjalë për Marina dhe Luana Vjollcën, të cilat së fundi kanë qëndruar në New York të SHBA-ve.
Me këtë rast, kanë shfrytëzuar momentin për të vizituar fotografin shqiptar Fadil Berisha, i cili u ka bërë edhe një set fotografik.
Ai ka publikuar katër pamjet e tyre më të bukura në llogarinë personale në Instagram, ku motrat e famshme shfaqen në poza të ndryshme.
Të dyja duken tepër sensuale teksa pozojnë, ndërsa Marina është veshur me të zeza kurse Luana me të kuqe.
Fotografi Berisha e ka shoqëruar postimin e Marinës me përshkrimin “Fytyrë perfekte, bukuri klasike”, ndërsa Luanën e ka konsideruar “Seksi dhe bukuroshe.”
Ndryshe, motrat Vjollca edhe këtë vit do t’i shohim me projekte të ndryshme televizive. /Telegrafi/