Ish-deputeti i PDK-së, Fadil Beka është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, transmeton Telegrafi.
Guxati përmes një shkrimi të bërë në Facebook ka shkruar se, Fadil Beka duhet të jetë krenar për veprimtarinë e tij gjatë luftës por edhe pas luftës për kontributin e tij në shtet formimin e Kosovës.
“Sapo mora lajmin që një ndër doktorët me të mirë që ishte në luftën e fundit në Kosovë dhe në radhët e UÇK-së, bashkluftëtari im Fadil Beka është ftuar nga Gjykata Speciale. Unë i them doktorit të ndihesh krenar me veprimtarinë tënde gjatë luftës por edhe mbas luftës për kontributin tënd në shtet formimin e Kosovës, çdo herë do jemi përkrah dhe në mbrojtje të vlerave të luftës, luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund ta njollës dhe ta gjykoj askush”, ka shkruar ai në Facebook.
Nga Gjykata Speciale deri tani kanë arritur afro 100 ftesa për intervistim. /Telegrafi/