Site icon Telegrafi

Fadil Bajrami përsëri është emëruar për zv. guvernator i Bankës Popullore të RMV-së

Fadil Bajami përsëri është emëruar për zv. guvernator i Bankës Popullore me propozim të guvernatores, Anita Angellovska-Bezhovska. Ai dje tha betimin para kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

“Banka Popullore është e kënaqur që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut përsëri ka mbështetur me shumicë dërrmuese propozimin e guvernatores Anita Angellovska-Bezhoska”, thuhet në deklaratën e sotme të Bankës Popullore.

Bajrami u zgjodh për zv. guvernator në kuadër të seancës së 110-të të mbajtur në 31 gusht të këtij viti./Telegrafi/

Exit mobile version