Telegrafi

FaceTime Audio së shpejti edhe në kompjuterët Mac

Më saktësisht, bëhet fjalë për aplikacionin e famshëm të Apple për komunikim, FaceTime Audio, i cili tashmë duket se është duke u bërë gati të përdoret edhe nga kompjuterët personal të kompanisë.

FaceTime Audio është një funksion i bazuar në VoIP, i cili në iPhone ka arritur bashkë me versionin më të ri të sistemit operativ mobil të Apple, iOS 7, ndërsa tani besohet se do të vijë edhe në Mac.

Kjo do të thotë se tani përdoruesit e kompjuterëve Mac do të mund të bëjnë thirrje direkte tek pajisjet mobile të bazuara në iOS duke përdorur shërbimin e famshëm, FaceTime.

Për momentin, me FaceTime në Mac përdoruesit do të mund të bëjnë video thirrje, ndërsa me versionin e ri ata do të mund të zgjedhin mes video dhe audio thirrjeve të bëra nga kompjuterët Mac tek pajijset iOS, apo tek kompjuterët tjerë Mac, varësisht nga zgjedhja e përdoruesit. / Telegrafi /