Problemet e Cloudflare rrëzuan shumë faqe dje për rreth dy orë para se gjithçka të rregullohej dhe të vazhdonte përsëri. Facebook dhe pronat e tyre u përballën me një çështje të ngjashme.
Raportet kanë ardhur nga përdoruesit anembanë globit se ata nuk janë në gjendje të përdorin Facebook, Instagram dhe WhatsApp në atë që duket të ishte një tjetër ndërprerje e përhapur.
Kjo është në fakt ndërprerja e tretë e madhe për aplikacionet e Facebook këtë vit.
Sipas njoftimeve, këto shërbime po përpiqen të qëndrojnë në internet në të gjithë globin, por çështja duket të jetë më e rëndë në Evropë dhe në Bregun Lindor.
Ndërprerja ka bërë që përdoruesit e WhatsApp të mos mund të dërgojnë video, foto dhe mesazhe zanore edhe pse mesazhet me tekst vazhdonin të dërgoheshin.
Duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve që mbështeten në WhatsApp për të komunikuar jo vetëm me miqtë dhe familjen e tyre, por edhe për biznes, ndërprerja ishte stresuese.
Nuk është e qartë në këtë moment se çfarë ka shkaktuar këtë ndërprerje dhe Facebook ende nuk ka komentuar këtë çështje.
Përdoruesit po ankohen poashtu për problemet me Facebook dhe Instagram. /Telegrafi/