Site icon Telegrafi

Facebook thotë se mbylli 1.3 miliard llogari false në tetor-dhjetor

Facebook Inc tha të hënën se mbylli 1.3 miliard llogari të rreme midis tetorit dhe dhjetorit dhe se kishte mbi 35,000 njerëz që punonin për të trajtuar dezinformatat në platformën e saj.

Kompania gjithashtu hoqi më shumë se 12 milionë përmbajtje në lidhje me COVID-19 dhe vaksinat që ekspertët e shëndetit global i cilësuan si dezinformata, tha kompania në një postim në blog, transmeton Telegrafi.

Pretendimet e rreme dhe komplotet në lidhje me vaksinat e coronavirusit janë përhapur në platformat e mediave sociale duke përfshirë Facebook dhe Twitter gjatë pandemisë.

Zbulimi i të dhënave të Facebook mbi dezinformimin nga Facebook vjen përpara një inspektimi nga Komiteti i Dhomës së SHBA-së për Energjinë dhe Tregtinë se si platformat e teknologjisë, përfshirë Facebook-un, po trajtojnë dezinformimin. /Telegrafi/

Exit mobile version