Telegrafi

Facebook teston filtrat e lajmeve të rreme në Gjermani

Rrjeti Facebook është duke përdorur mjete të reja në Gjermani për të ndihmuar luftimin e përhapjes së lajmeve të rreme.

Rrjeti më i madh social në botë ka thënë se do t’u mundësojë përdoruesve gjermanë që të njoftohen për lajme potencialisht jo të vërteta.

Kjo do të bëhet përmes filtrave të cilët do të funksionojnë duke i dhënë mundësi përdoruesve të raportojnë si histori ‘false’, ku më pas Facebook do ta shqyrtojë atë përmes një grupi gazetarëve të cilët do të vendosin për vërtetësinë e tij.

Në rast se shkrimi vlerësohet se është i rremë, atëherë Facebook do ta ndalojë përhapjen e tij, transmeton KosovaPress.