Telegrafi

Facebook do të blejë një kompani që merret me sigurinë kibernetike

Rrjeti social Facebook po kërkon që të blej një kompani që merret me sigurinë kibernetike.

Sipas raporteve nga Business Insider, Facebook ka filluar bisedimet me një numër kompanish që merren me sigurinë në internet për të bërë një blerje të mundshme, por ende nuk dihet se cilat ishin kompanitë dhe se marrëveshja do të mbyllet deri në fund të vitit.

Facebook thuhet se ka mbledhur një skuadër me qëllim të rritjes së ekspertizës së sigurisë kibernetike dhe përballjen me kritikat publike për mbrojtjen e të dhënave, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Facebook thotë se janë vjedhur të dhënat e 30 milionë përdoruesve – ju mund të kontrolloni nëse jeni njëri prej tyre (Foto)

Gjiganti i rrjeteve sociale është përballur me një breshëri kritikash për shkak të disa skandaleve të nivelit të lartë. Muajin e kaluar u zbulua një prej shkeljeve më të mëdha të të dhënave në historinë e saj, ku ishin prekur rreth 30 milionë përdorues.

Lexo po ashtu Skandali Cambridge Analytica, Facebook me masa shtesë për mbrojtjen e të dhënave personale

Skandali i të dhënave të Cambridge Analytica gjithashtu ishte një shtysë tjetër që Facebook të shqyrtojë më mirë për mënyrën sesi mbron të dhënat e përdoruesve të tij. /Telegrafi/