Site icon Telegrafi

Facebook të bëhet gazetë për telefona dhe tablet?

Projekti, i cili thuhet se nga Facebook ka qenë në zhvillim për më shumë se një vit, është projektuar që të shfaqë përmbajtjen e lajmeve, dhe informacioneve të reja në veçanti.

Versionet e fundit të lajmeve të përmbledhura ngjajnë në shërbimet e famshme si Flipboard, apo Pulse, të cilat janë aplikacione për telefonat e mençur dhe kompjuterët tablet.

Ato u mundësojnë përdoruesve të këtyre pajisjeve mobile t’i rrotullojnë artikujt me lehtësi, duke mos pasur nevojë që të hapin një medium të caktuar për të lexuar lajme, pasi që përmbajtjet e të gjitha mediave kryesore janë në një vend të vetëm.

Ndërsa është ende e paqartë se kur do të jetë gati projekti i ri i Facebook, Reader, nga shumë njerëz të industrisë shërbimi i rrjetit social shihet si një formë e re me të cilën kompania është duke u përpjekur t’i shtyjë përdoruesit e saj të shpenzojnë edhe më shumë kohë në pajisjet e tyre mobile, dhe të shohin edhe më shumë reklama. / Telegrafi /
 

Exit mobile version