Sipas një raporti të fundit, Facebook dëshiron të sigurohet që të gjithë e dimë se posedon Instagram dhe WhatsApp duke shtuar emrin e tyre në dy të tjerët.
Burime pa emër që pretendojnë se kanë njohuri për planet e Facebook thonë se të dy shërbimet dhe aplikacionet e tyre përkatëse, do të riemërtohen në “Instagram nga Facebook” dhe “WhatsApp nga Facebook”.
Punonjësit dyshohet se ishin informuar së fundmi për këtë veprim, i cili vjen në një kohë kur rregullatorët po hetojnë blerjen e të dy shërbimeve nga gjigandi i mediave sociale.
Facebook konfirmoi lëvizjen përmes zëdhënësit Bertie Thompson, i cili tha: “Ne duam të jemi të qartë në lidhje me produktet dhe shërbimet që janë pjesë e Facebook”.
Nuk dihet se kur do të ndodhë ky ri-transferim, por ai mund të arrijë sapo të jetë në dispozicion azhurnimi tjetër i aplikacionit. /Telegrafi/