Facebook ka njoftuar se do ta bëjë më të vështirë për të reklamuar gjatë zgjedhjeve të ardhshme presidenciale të SHBA, në vitin 2020.
Kompania shpreson që masa të kufizojë subjektet e dyshimta të postojnë reklama që mund të jenë mashtruese ose të pavërteta.
Deri më tani, reklamuesit ishin në gjendje të shtonin ‘mashtrime të paguara’; nga mesi i shtatorit, megjithatë, atyre do t’u kërkohet të deklarojnë emrin e organizatës që shtyn reklamën.
Me procesin e ri, ekzistojnë pesë mënyra që një organizatë mund të regjistrohet për të botuar reklama.
Ndërsa i afrohemi zgjedhjeve, Facebook do të vazhdoj më tej përpjekjet e tyre për transparencë të reklamave. /Telegrafi/