Eventi i shumëpërfolur në një llogari në Facebook, ku për pak orë u shndërrua në brengën kryesore për autoritetet e sigurisë në SHBA, pasi u bëhej thirrjeve të rinjve që të marrin pjesë, është shlyer nga Facebook, pasi siç thuhet ka shkelur rregullat standarde.
Ngjarja e paraparë të mbahetj në Zonën 51, bazë ushtarake kjo në Las Vegas, Nevada, kishte alarmuar autoritetet amerikane të sigurisë, pasi që mbi dy milionë persona ishin shprehur të interesuar që të jenë pjesë e këtij eventi, transmeton Telegrafi.
Llogaria e hapur në Facebook është mbyllur më 3 gusht, për shkak se siç thonë ka shkelur rregullat standarde të komunitetit. Matthew Roberts, ideatori i eventit ka postuar “screenshot-in” në llogarinë e tij personale në Facebook, ku në detaje shpjegohet arsyeja e mbylljes.
Kujtojmë se ky event ishte hapur pothuajse për të bërë shaka, por për pak orë ishte bërë hit në internet, duke tërhequr vëmendjen e miliona të rinjve amerikanë dhe mediave ndërkombëtare, kjo për faktin se autoritetet e sigurisë vazhdimisht bënin thirrje që të anulohet eventi, përndryshe do të ballafaqohen me pasoja nëse tentojnë dhunshëm të futen në Zonën 51. /Telegrafi/