Rrjeti i famshëm social, Facebook sërish ka probleme – e nga kjo kompani amerikane akoma nuk janë deklaruar lidhur me këtë çështje.
Ueb-faqja për përcjelljen e punës së ueb-faqeve Down Detector, nga mëngjesi po pranon raportime të një numri të madh të përdoruesve, që po kanë probleme me funksionimin e Facebookut, transmeton Telegrafi.
Sipas statistikës së ueb-faqes së lartcekur, më së shumti probleme po kanë përdoruesit e Facebookut në aplikacionin e telefonit mobil, më pas ueb-versioni desktop dhe një numër i vogël i përdoruesve që po kanë probleme për t’u kyçur në llogari të Facebookut.
Is anyone else’s Facebook broken or have I been hacked. This is my entire feed pic.twitter.com/nQwvtLqRjT
— chris🧣 (@chrismearle) August 24, 2022
Përdoruesit po raportojnë probleme sikur që është mos-shfaqja e postimeve të miqve në faqen kryesore. Në vend të kësaj ata mund të shohin postimet e personave të panjohur dhe shumë të “dyshimtë”.
Why is my Facebook feed only random people posting on Taylor Swift's wall? pic.twitter.com/niVk4jiyLl
— Gabrielle (@backhandology_) August 24, 2022
Nga Facebook deri më tani nuk ka informacione zyrtare, si dhe nuk dihet shkaku i këtyre probleme më të cilat ky rrjet social po ballafaqohet nga orët e para të mëngjesit. /Telegrafi/