Aplikacionet ndeshen me probleme herë pas here, dhe mënyra më e mirë për të rregulluar ato është duke i raportuar tek zhvilluesit.
Sidoqoftë, nganjëherë aplikacionet nuk e bëjnë gjithmonë aq të dukshme se si mund të raportohen problemet, por Facebook shpreson ta ndryshojë këtë duke përdorur lëvizje, ku një tundje e telefonit tuaj mund të jetë gjithçka që ju nevojitet.
Kompania ka në plan të nxjerrë një përditësim në aplikacionin e tyre, ku përdoruesit mund të tundin telefonat e tyre dhe atyre do t’i shfaqet një meny ‘popup’ që do t’u lejojë të dërgojnë raportet e gabimeve.
Duhet të theksojmë se kjo nuk është një tipar i ri në vetvete, Facebook e kishte përfshirë funksionin si një element opt-in për aplikacionin iOS, por tani duket se kompania po planifikon ta bëjë atë një funksion të zakonshëm përgjatë aplikacioneve iOS dhe Android.
Përveç raportimit të gabimeve, gjithashtu duket sikur Facebook dëshiron që kjo veçori të lejojë përdoruesit të raportojnë gjëra të tjera.
Për shembull, nëse ka një veçori të caktuar që nuk mund ta kuptoni, gjithashtu mund ta përdorni këtë mjet për të raportuar.
Me sa duket, Facebook nuk do ta përdorë atë për t’ju mësuar se si të përdorni veçori të caktuara, por mund të përdoret si një mjet reagimi, ku në qoftë se shumë përdorues raportojnë të njëjtën gjë, Facebook mund të bëjë ndryshime për të bërë disa veçori më të thjeshta. /Telegrafi/