Telegrafi

Facebook prezanton Lite, për internet më të ngadalshëm!

Facebook Lite është një aplikacion me më pak se 1 megabajt në madhësi dhe i cili i posedon shumicën e tipareve të rrjetit social, sikurse statusat, të rejat e fundit, fotot, njoftimet dhe jo vetëm kaq, kanë thënë zyrtarët e Facebook.

Facebook Lite është krijuar për të përdorur më pak të dhëna – internet dhe punon edhe përkundër kufizimeve potenciale dhe kushteve më të vështira të rrjetit të telekomunikimeve në vendet në zhvillim.

Facebook Lite ka filluar të funksionojë në Azi dhe ndër të tjera u tha se në javët e ardhshme i njëjti shërbim do të jetë në dispozicion edhe në disa pjesë të Evropës, Afrikës dhe Amerikës Latine. (Telegrafi)