Telegrafi

Facebook prezanton aplikacionin Paper

Tani, aplikacioni është bërë zyrtar dhe është thënë se i njëjti do të jetë në dispozicion që nga data 3 shkurt.

Paper është aplikacion për leximin e lajmeve nga Facebook, dhe i njëjti fillimisht do të ofrohet për iPhone-ët e përdorur në SHBA.

Facebook thotë se Paper është përmbledhje e lajmeve të ndara në seksione, dhe me këtë aplikacion ju mund ti ndiqni lajmet që janë me interes për ju. Seksioni i parë i Paper është pjesa e postimeve të reja nga Facebook, me foto, video dhe postime tekstuale.

Ndërsa, pjesa e personalizuar e aplikacionit mund të mbushet me lajmet që ju interesojnë juve, duke filluar nga ato të sportit, argëtimit, ushqimeve apo dizajnit.

Siç mund të shihet nga fotografia, Paper ka një dizajn të ngjashëm me aplikacionin rival, Flipboard. / Telegrafi /