Site icon Telegrafi

Facebook prezanton aplikacionin e ri, kësaj radhe është Groups

Siç e sugjeron edhe vetë emri, Groups u mundëson përdoruesve të ndërveprojnë me grupet në të cilat ata bëjnë pjesë. Duke e shndërruar këtë shërbim në aplikacion, Facebook shpreson që menaxhimi dhe navigimi në grupe të jetë më i lehtë.

Aktualisht, ju mund të qaseni në Groups përmes aplikacionit origjinal të Facebook, mirëpo ky funksion është paksa i fshehur nga gjithë tiparet e tjera të rrjetit social.

Aplikacioni i Groups i qartëson më shumë gjërat, duke ju prezantuar përdoruesve grupet në ikona të sheshta, si dhe grupet më të vizituara në pjesën e sipërme të ekranit.

Megjithatë, për dallim nga Messenger, Facebook nuk ua imponon përdoruesve shkarkimin e aplikacionit të saj më të ri nga iOS/Android. (Telegrafi)
 

Exit mobile version