Site icon Telegrafi

Facebook po përgatit rivalin e Snapchat?

Facebook është duke e zhvilluar një aplikacion të pavarur të kamerës në heshtje, duke shpresuar për t’i rikthyer shumë nga përdoruesit e saj nga qasja pasive për të përdorur rrjetin social, thuhet në një raport që është publikuar sot.

Një version i hershëm i aplikacionit, i ndërtuar nga një ekip në Londër, është thënë se do të krijojë një aplikacion shumë të ngjashëm me Snapchat, burime të informacionit thanë për gazetën e famshme Wall Street Journal.

Gjendja e projektit thuhet se është e tillë që nuk mund të gjenerojë një produkt të përfunduar.

Në teori, rrjeti social Instagram që është në pronësi të Facebook-ut mund të shërbejë për një qëllim të ngjashëm, por aplikacioni i ri është thënë të jetë më pak artistik, me një numër më të vogël të hapave në mes të shkrepjes së një fotoje ose videoje dhe ngarkimit të saj.

 

 

Exit mobile version