Telegrafi

Facebook po e teston aplikacionin e ri për Android

Për momentin, versioni i ri i aplikacionit është në përdorim nga vetëm disa beta testues të Android, të cilët Facebook i ka regjistruar së fundmi.

Versioni i ri i aplikacionit është shumë më elegant dhe modern për nga pamja, dhe dallon shumë nga versioni paraprak. Me versionin e ri do të vërehet qartë se kush është duke e përdorur aplikacionin e ri të Messenger.

Shumë afër kontakteve do të jetë një ikonë e cila do të shfaq të gjitha njoftimet e reja që i merr përdoruesi i aplikacionit.

Së dyti, aplikacioni i lejon përdoruesit tu dërgojnë SMS miqve të tyre të cilët nuk janë duke e përdorur Facebook-un nga Messenger, dhe të rrinë në kontakt me miqtë të cilët nuk e përdorin shërbimin nga telefonat e tyre mobil. / Telegrafi /