Telegrafi

Facebook Phone do të krijohet nga Samsung

Më pas, edhe Facebook Home, e cila ishte përpjekja e rrjetit social për krijimin e një ekrani me ndërfaqe të personalizuar në Android, nuk e kishte kapur vëmendjen e publikut.

Por, duket se Facebook mund të jetë duke u përpjekur përsëri që të krijojë një telefon të sajin, për të cilin kësaj radhe thuhet se duke u krijuar nga lideri global i telefonave mobil, Samsung, si garanci më e madhe e rrjetit social se telefoni i saj i mençur nuk do të jetë një dështim tjetër i radhës.

Sipas burimeve të shumta të informacionit thuhet se themeluesi dhe drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg është takuar me zëvendës presidentin e Samsung, Lee Jay-Yong në zyrat e kësaj të fundit në Kore, dhe se në këtë takim është folur për “projektet e ardhshme të biznesit”.

Kjo nuk është hera e parë që Facebook dhe Samsung janë takuar, kjo është në fakt hera e tretë, dhe thashethemet pretendojnë se Facebook është në kërkim të një partneri për krijimin e harduerit të telefonit të saj të ri, që do të quhet Facebook Phone.

Gjithmonë ekziston mundësia që Facebook është duke u përpjekur për një strategji më pak agresive sesa krijimi i një telefoni të ri, dhe se është e mundur që ta shtyjë kompaninë Samsung ta ketë të para-instaluar aplikacionin e saj mobil në telefonat e Samsung, gjë që duket si një shpjegim shumë më i arsyeshëm.

Mediat e Koresë së Jugut thonë se mes dy gjigantëve të teknologjisë gjithsesi se mund të ketë diçka më shumë, por ende duhet të pritet për një konfirmim të tillë, sepse palët nuk janë prononcuar zyrtarisht rreth kësaj çështje. (Telegrafi)