Telegrafi

Facebook Phone del javën e ardhshme?

Mirëpo, reagimi i HTC’së ishte i menjëhershëm, përmes të cilit ata e patën konfirmuar se ky prodhues i telefonave të mençur mobil nuk është duke punuar në telefonin i cili do të lansohej nga Facebook.

Tani, thashethemet për telefonin e Facebook kanë filluar përsëri, dhe faqet më të njohura të teknologjisë raportojnë se Facebook Phone do të lansohet pikërisht në Kongresin Botëror Mobil i cili mbahet javën e ardhshme në Barcelonë.

Sipas Financial Times, thuhet se HTC Facebook Phone do të ketë një buton të dedikuar për Facebook, i cili do të shërbejë si mënyrë e shpejtë e qasjes në këtë rrjet social, edhe pse ende nuk janë dhënë detajet tjera lidhur me karakteristikat që do t’i posedojë ky telefon mobil.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse Facebook Phone kësaj radhe do të jetë i vërtetë, gjë që nuk do të pritej keq nga përdoruesit e këtij rrjeti social, të cilët e kanë pëlqyer idenë e telefonit HTC, i cili vjen nga Facebook. / Telegrafi /