Telegrafi

Facebook përmirëson aplikacionet për iPhone

Javën e shkuar kompania ka lëshuar aplikacionin e përmirësuar Facebook iOS 5.0 ndërsa sot kompania ka lëshuar një risi në aplikacionin tjetër të kompanisë, Facebook Camera.  

 
Që nga sot, përdoruesit e aplikacionit Facebook në iPhone dhe iPod Touch do të shohin një risi që do të ju shfaqet në shitoren online të aplikacioneve, e cila do të përmbaj në vete të reja si njoftime mbi etiketime, komente dhe pëlqime. Këto risi, do të shfaqen tani në një dritare të re të lajmeve.
 
Parimisht, aplikacioni të lejon të fusësh fotot në cilindo album që dëshironi. Risitë tjera janë të vogla por mjaft ndihmuese: mund të shihni emrin dhe fotot e profilit të personit që ka bërë ‘like’ fotot tuaja, dhe mund të bëni ‘like’ një koment të caktuar.
 
Kjo është risia e parë nga kompania për aplikacionin Facebook Camera, i cili ishtë lëshuar në fund të muajit maj. Sidoqoftë, aplikacioni nuk do të lëshohet në telefonat Android. Facebook ka thënë që së shpejti planifikon të përmirësoj edhe aplikacionin për Android.
 
Facebook do të jetë i integruar edhe në sistemin operativ të fundit nga Apple, iOS 6. /Telegrafi/