Telegrafi

Facebook për iPad

Nga menyja për navigacion në anën e majtë janë në dispozicion news feed, rregullimet, fotografitë, grupet dhe mesazhet. Fotografitë dhe videoja luajnë një rol të rëndësishëm. Gjithashtu, shfrytëzuesit drejtpërsëdrejti nga aplikacioni mund të incizojnë videon dhe fotografitë, dhe ti vendosin ato në profilin e tyre.

Edhe pse besohet se aplikacioni ishte i gatshëm për një kohë të gjatë, por se për shkak të mospajtimeve në mes të Google dhe Apple ai nuk ishte publikuar, CTO i Facebookut ka thënë se aplikacioni thjeshtë nuk ishte i gatshëm për paraqitje. Shumë mundësi të versionit për iPad kanë gjetur vendin edhe në aplikacionin për iPhone. /Telegrafi/