Telegrafi

Facebook për çdo telefon

Ky aplikacion i ri i rrjetit më të madh social në botë, do të jetë prezent në më shumë se 2500 lloje të telefonave mobil, ndërsa i njëjti ofron funksione të ndryshme të cilat i ka Facebook. 
Në të përfshihen News Feed, Inbox, shpërndarja e fotografive, mundësia e komunikimit me miq dhe shumë specifika tjera, tashmë të njohura për përdoruesit. 
Aplikacioni mund të shkarkohet në d.facebook.com/install nga shfletuesi i internetit në telefonin mobil. 
Për më shumë, Facebook ka krijuar një partneritet me më shumë se 90 operator mobil në botë, gjë e cila mundëson që përdoruesit të mos ngarkohen me pagesë gjatë përdorimit.
Aplikacioni do të ofrohet falas nga operatorë të caktuar brenda 90 ditëve të ardhshme. / Telegrafi ./