Telegrafi

Facebook për Android tani lejon postimet edhe pa internet!

Kjo gjë mund të jetë mjaft e bezdisshme kohë pas kohe, sidomos kur ju shkruani tërë përditësimin e statusit ose e ngarkoni foton, ndërsa më pas e kuptoni se lidhja e internetit tuaj është zhdukur.

Mirëpo tani nuk keni pse të mërziteni për këtë, pasi që Facebook ka lëshuar një përditësim të ri të aplikacionit të saj në Android, i cili e sjell funksionin e postimit të statuseve tuaja edhe kur ju jeni offline.

Por si do të funksionojë kjo? Facebook e ka bërë shumë të thjeshtë këtë mundësi.

Nëse ju nuk keni mbulim të internetit wireless apo lidhja juaj e internetit mobil është humbur në kohën e shkrimit të statusit në Facebook, krejt çka ju duhet të bëni është ta publikoni atë.

Dhe më pas, në momentin e parë që telefoni juaj lidhet me internet, Facebook automatikisht do ta shtyjë postimin në profilin tuaj në faqe, pa pasur nevojë që ju ta shkruani ose të ngarkoni postimin e fotografisë ose tekstit, përsëri.

Versioni i ri i aplikacionit të Facebook për Android nuk ka asgjë më shumë, përveç disa përmirësimeve të vogla, të cilat rrjeti social nuk i ka specifikuar me saktësi. /Telegrafi/