Facebook ka lëshuar në përdorim një sistem të ri pagesave të quajtur “Facebook Pay”, i cili do të jetë në dispozicion në Facebook, Messenger, Instagram dhe WhatsApp.
Ky sistem mund të përdoret për t’i dërguar para miqve, për blerje ose për bamirësi.
“Në të ardhmen, ne planifikojmë të zgjerojmë biznesin tonë në Instagram dhe WhatsApp”, tha Deborah Liu, zëvendëspresidente e Departamentit për Tregti në Facebook, përcjell Telegrafi.
Facebook Pay do të jetë në dispozicion në Facebook dhe Messenger dhe do të mbështesë shumicën e kartave të debitit dhe kredisë, si dhe PayPal. Për procedimin e pagesave, Facebook përdor Stripe, PayPal dhe shërbime të tjera.
Kompania nuk ka zbuluar datën e saktë kur ky sistem do të vihet në dispozicion në aplikacionet e tyre, as kur do të bëhet i disponueshëm në të gjithë botën.
Ndryshe, Facebook Pay vjen vetëm disa javë pasi një numër i kompanive pagese janë tërhequr nga asociacioni Libra, e cila mbikëqyr krijimin dhe ofrimin e valutave të reja dixhitale. /Telegrafi/